Saturday, July 12, 2025

Fermerja nga Mitrovica zgjëron prodhimin me ndihmën e grantit prej 99 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë

Në fshatin Frashër të Mitrovicës, fermerja Sofije Veseli, bashkë me familjen e saj, është shembull i përkushtimit në bujqësi dhe pemëtari, shkruan rajoni.org.

Fillimisht ata kultivonin mollë dhe kumbulla në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, por falë një granti nga Ministria e Bujqësisë në vlerë prej 99,738 euro, arritën të zgjerojnë aktivitetin e tyre bujqësor edhe me 1.5 hektarë qershi, si dhe të vendosin sistem anti-breshër, për mbrojtjen e prodhimit nga kushtet ekstreme klimatike.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, theksoi se ky rast është dëshmi konkrete e mbështetjes institucionale që u jepet fermerëve në terren, duke kontribuar në rritjen e prodhimit, mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Sipas tij, vetëm këtë vit është shënuar rritje e sipërfaqeve të mbjella me kumbull për 13.94% dhe me mollë për 10.61%, krahasuar me vitin 2024 – duke reflektuar efektin pozitiv të politikave të qeverisë në sektorin e bujqësisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer