Saturday, July 12, 2025

“U ngulfat nga lidhësja e djepit”, policia jep detaje për vdekjen e foshnjës 9-muajshe

Një foshnje rreth 9-muajshe ka vdekur të premten në QKUK.

Foshnja dyshohet se më 29 qershor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, derisa dyshohet se derisa ishte në gjumë, është ngulfatur nga lidhësja e djepit.

Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin për KlanKosovën e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9 muajshe për trajtim mjekësor. Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit. Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Më datë 11.07.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se foshnja e lartcekur ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, tha Bytyqi.

Sakaq, hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer