Po vazhdojnë zhvillimet në PDK lidhur me kandidaturën e kësaj partie për kryetar të Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Kandidatura e Ramiz Lladrovcit anisë konsiderohet ‘akt i kryer’, e njëjta po vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Sipas burimeve të rajonit në 48 orët e fundit janë duke ndodhur zhvillime në këtë parti.
Të njëjtat burime i kanë thënë portalit rajoni.org së Ramiz Lladrovci ka mbështetjen e degës, ndërsa Petrit Hajdari ka shumicën në kryesi të partisë, organ edhe ku pritet të votohet nominimi.
Rajoni mëson së lidhur me problemet dhe kandidaturën në Drenas, njerëz me ndikim të kësaj partie të cilët kanë udhëtuar për në Hagë – teme të diskutimit pritet ta kenë edhe çështjën e kandidaturës për kryetar të Drenasit.