Saturday, July 12, 2025

Asfaltohen rrugët në Arllat, Drejtori Endrit Gllareva: Puna nuk ndalet as në fundjavë

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, ka bërë të ditur se kanë vazhduar punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Arllat, përfshirë edhe fundjavën, për të përshpejtuar përfundimin e projekteve infrastrukturore, shkruan rajoni.org.

Ai, bashkë me zyrtarin tjetër komunal, Burim Hoxha, vizituan nga afër punimet në terren, ku disa segmente tashmë janë asfaltuar, ndërsa të tjerat janë ende në proces.

“Puna jonë nuk ndalet as gjatë fundjavës, sepse gjithmonë do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe çdo ditë më pranë përfundimit të infrastrukturës në fshatrat tona”, tha Gllareva.

Ky projekt është pjesë e investimeve të vazhdueshme të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rurale në Drenas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer