Nënkryetari Arian Tahiri, i cili kandidon për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së , ka vizituar gjatë ditës së sotme disa biznese në fshatin Zhabar.
Ai gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi, ku shihet duke bashkëbiseduar me pronarët e bizneseve.
Postimi i plotë:
Kam vizituar dy biznese me traditë në Zhabar, ku diskutuam rreth ideve për të avancuar zhvillimin e bizneseve të Mitrovicës.
I falënderova për pritjen dhe idetë e vyera.