Prokuroria Speciale, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë po kryejnë një operacion lidhur me veprën penale “spiunazhi”.
Përmes një komunikate të përbashkët, këto institucione kanë bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim dhe më vonë do të publikohen më shumë detaje.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë, 17 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.