Thursday, July 17, 2025

Dihet identiteti i të arrestuarit për spiunazh, mbante post drejtues në Polici

Bojan Jevtiq, një epror i lartë i Policisë së Kosovës, është arrestuar nën dyshimet për spiunazh të enjten.

Jevtiq u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Dheun e Bardhë, raporton portali Sinjali.

Ai mbante post të lartë drejtues në institucionin e Policisë. Ushtronte funksionin e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një prej strukturave të policisë në veri të Kosovës.

Arrestimi i tij është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale. Aksioni është zhvilluar edhe me asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tha sot Prokuroria Speciale në një njoftim për media.

Jevtiq ndodhej nën masa të fshehta vëzhgimi nga Prokuroria. Ai, dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore u ka dërguar informata të ndjeshme Agjencisë së Inteligjencës të Serbisë [BIA].

Prokuroria Speciale njoftoi të enjten në mëngjes për zhvillimin e operacionit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer