Friday, July 18, 2025

Dështim dhe shkelje kontrate: Policia e Kosovës e shkëput kontratën me kompaninë “Nika Pro Ing” – lëndën e procedon në gjykatë

Policia e Kosovës ka nxjerrur vendim mbi shkëputjen e kontratës me vlerë 125,889.94€ me kompaninë “Nika Pro ing” për renovimin e dhomave të mabjtjeve në objektet policore – si pasojë e mos realizimit dhe tejkalimit të të gjitha afateve sipas planit dinamik dhe shkeljes së kontratës, shkruan rajoni.org.

“Sot me datë 07.07.2025 merr vendim për nderprerjen e kontratës në fjale ku si lënde kryesore e kësaj kontrate ka qene “Renovim i dhomave të mbajtjes ne objektet Policore” me numër te kontratës 214-24-8810-5-2-1 & 214-24-169-521, nën kushtet e datuara te kontratës me datën 12.11.2024, e ku OE NIKA PrO-Ing Sh.p.k. me numër unik 811052307 Kontraktues pēr kryerjen e punëve nuk iu ka përmbajtur kushteve esenciale te kësaj kontrate te lidhur me autoritetin kontraktues (Policia e Kosovës) komfor kushteve të parapara nē kontrate, ku Policia e Kosovës si autoritet kontraktues ka qenë e detyruar ta merr këtë vendim tẽ njeanshëm për nderprerje te kontratës ne fjale duke iu referuar nenit 36 te kontratës dhe neni 37 te kontratës”, thuhet në njoftim.

Tutje policia e Kosovës bënë të ditur së do të procedoj procedure Gjyqësore ndaj kompanisë “Pro Ing” për mbulim te demeve të shkaktuar nga shkëputja e kësaj kontrate.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer