Friday, July 18, 2025

Jep tender një burimor me vlerë 347 mijë euro: SHSKUK shpërblen “Medi Health” pas mungesave të mohuara në furnizim të hemodializës!

Anisë gjatë gjithë kohës e ka mohuar se ka mungesë dhe vështirësi në furnizim të hemodializës. Por pikërisht për shkak të mungesave, sot, SHSKUK ka dhënë tender për furnizim emergjent me materiale për Hemodializë nga LE për nevojat e SHSKUK-së, tender i cili është dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan rajoni.org.

Me kontratë është shpërblyer “Medi Health” me vlerën 347,471.00€.

“Tenderi juaj është vleresuar me kujdes sipas kushteve dhe kerkesave të dhena në njoftimin per kontrate dhe në dosjen e tenderit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojme se ju keni dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët si pergiigjie ndaj njoftimit të kontrates për aktivitetin e prokurimit të lartcekur. Juve ju është dhene kontrata me çmimine saktesuar në tenderin dhe në pajtim me afatet dhe kushtet e dosjes së tenderit”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e suksesshem.

Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar me datën 17 korrik 2025, dhe mbanë nënshkrimin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Ekrem Fetiu.

Screenshot

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:

1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.

2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.

3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.

4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer