Friday, July 18, 2025

Policia konfiskon dy armë dhe dy thika në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut, në dy raste të ndara, njofton policia.

Në rastin e parë, një person në Vushtrri është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në veprën penale “kanosje”. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e shkurtë me nëntë fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit, Prokurori ka caktuar masën e ndalimit policor ndaj tij, ndërsa ndaj tij është inicuar rasti për veprat “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës”.

Në rastin e dytë, në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një pistoletë dhe një thikë, që i dyshuari i kishte postuar javë më parë në rrjetet sociale. Personi është shoqëruar për intervistim dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti penal për “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës”.

Sinjali –

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer