Rruga “Bislim Bajgora” në Mitrovicë ka marrë një pamje të re dhe moderne pas përfundimit të punimeve të rehabilitimit dhe ndriçimit.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin Bedri Hamza kanë ndezur sonte dritat e reja të kësaj rruge, duke e quajtur projektin një transformim të rëndësishëm për qytetin, shkruaj rajoni.org.
Sipas Tahirit, investimi ka përfshirë futjen e kabllove nën tokë, rregullimin e trotuareve, vendparkingjeve, ndriçimit, shtigjeve për biçikleta dhe gjithë trasenë e rrugës.
Postimi:
Bashkë me kryetarin Bedri Hamza, kemi ndezur sonte dritat e rrugës “Bislim Bajgora”, e cila i jep pamje të mrekullueshme kësaj pjese të qytetit.
Me këtë projekt kemi rehabilituar kabllot duke i futur nën tokë, kemi rregulluar trotuaret, parkingjet, ndriçimin, shtegun për bicikleta, si dhe gjithë trasenë e rrugës.
E gëzofshin qytetarët e Mitrovicës!