Një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas një sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare, mbrëmjen e së shtunës në komunën e Klinës, shkruan rajoni.org.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është sulmuar rreth orës 21:50 nga dy persona, vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij. Pas incidentit, gruaja ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Të dy të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore dhe janë intervistuar në prani të organeve hetimore.
Me vendim të prokurorit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org