Monday, August 18, 2025

Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët dhe KosovaMed të pafajshëm, del në pah lidhja me një nga konkurruesit në tender

Një aktvendim i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga organizata joqeveritare AVONET kundër 4 zyrtarëve komunalë në Gjilan, 3 zyrtarëve komunal të Skenderajit, Klinës, Junikut dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik “KosovaMed Healthcare”, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe pa prova ligjore.

Aktvendimi: Asnjë vepër penale nuk është vërtetuar

Në aktvendimin e datës 11.07.2025, Departamenti për Krime të Rënda konstaton se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm që personat e kallëzuar të kenë kryer ndonjë vepër penale. Hetimet katërmujore nuk zbuluan asnjë shkelje, përkundrazi, u vërtetua se procesi i tenderimit ishte ligjor dhe transparent.

“Provat e dorëzuara nga AVONET nuk kanë vlerë dëshmuese. Referencat e dorëzuara ishin të lëshuara nga personat përgjegjës dhe nuk janë fiktive,” thuhet në vendimin e prokurorisë.

Në shënjestër të kallëzimit ishin zyrtarë nga komunat e Gjilanit, Klinës, Junikut dhe Skenderajt, si dhe përfaqësuesi i KosovaMed Healthcare SH.P.K., që mori pjesë në tenderin “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale”.

Rrezikon kallëzim penal drejtori i AVONET

Pas hedhjes poshtë të kallëzimit penal, burime nga organet e drejtësisë konfirmojnë se është duke u shqyrtuar nisja e procedurës për “kallëzim të rremë” ndaj drejtorit të AVONET, Kenan Gashi, një vepër që mund të dënohet me deri në 3 vjet burgim, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Hulumtimi i rrejshëm i AVONET i publikuar më 12 maj 2025, ku kjo organizatë shpërndau publikisht “hulumtimin” e saj me akuza të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve dhe kompanisë KosovaMed, pa ndonjë vendim institucional apo provë ligjore:
🔗 Hulumtimi i AVONET – Facebook, 12 maj 2025

Hulumtim i redaksisë: Afërsi me një nga konkurruesit në tender

Redaksia ka zbuluar se Kenan Gashi, drejtues i AVONET, shfaqet publikisht në rrjetet sociale në afërsi me Don Viktor Sopin, Drejtor i Përgjithshëm i Caritas Kosova – organizatë që, sipas procesverbalit zyrtar të datës 08.07.2024, ka qenë pjesëmarrëse direkte në të njëjtin tender ku konkurronte edhe KosovaMed.

Dy operatorë në garë – një prapavijë e mundshme

Në këtë procedurë kanë konkurruar vetëm:

Kjo lidhje publike e drejtuesit të AVONET me njërin nga operatorët ekonomikë që garonin në tenderin përkatës ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe përpjekje për të diskredituar konkurrencën përmes kallëzimeve të rreme.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer