Tuesday, July 22, 2025

Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në tualetin e HIB-it në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Korroticë të Epërme, komuna e Drenasit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në ambientet e një pompe derivateve.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Nevride Sejdiu, rreth 67-vjeçare.

Sipas informatave zyrtare, rreth orës 21:30 më 20 korrik 2025, në stacionin policor është pranuar një thirrje emergjente për një trup të pajetë të gjetur në tualetin e pompës së derivateve “HIB-Petroleum”. Menjëherë pas raportimit, të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë Krimet e Rënda dhe hetuesit rajonalë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendngjarje. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejme hetimore.

Rrethanat që çuan në vdekjen e viktimës janë ende të paqarta dhe rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. Autoritetet janë në pritje të rezultateve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer