Monday, July 21, 2025

Zgjedhjet në Drenas, PDK në udhëkryq

Sa po afrohet data e zgjedhjeve të 12 tetorit, gara për kryetar të Komunës së Drenasit po bëhet gjithnjë e më interesante. Për pozitën e të parit të komunës, kanë shfaqur interes tre kandidatë nga radhët e PDK-së: Ramiz Lladrovci, Petrit Hajdari dhe Driton Ajazi, shkruan rajoni.org.

Sipas disa burimeve, nëse partia nuk vendos të nominojë asnjërin prej tyre, secili është i gatshëm të garojë si kandidat i pavarur. Kjo situatë e ka vënë PDK-në në një pozitë të vështirë, pasi është e pamundur të nominohen tre kandidatë për një post të vetëm. Në mungesë të një kompromisi brenda vetë pretendentëve, ekziston rreziku real që partia të përballet me pasoja, duke filluar nga ndarja e votës e deri te krijimi i fraksioneve të brendshme.

Secili nga kandidatët ka një peshë të veçantë dhe ka shtrirë ndikim në zona të ndryshme të komunës, varësisht nga fuqia dhe shtresa që përfaqësojnë.

Pra, pa dyshim: PDK-në në Drenas e pret një sfidë serioze./Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer