Profesoresha Fakete Dushi do të rikandidojë për një mandat tjetër në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan rajoni.org.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, nëherit edhe kandidat për kryetar komune.
Postimi:
Profesoresha Fakete Dushi po rikandidon për një mandat tjetër në Asamblenë Komunale në Vushtrri.
Prof. Faketja është një emër dhe familje e respektuar dhe me integritet në qytetin e Vushtrrisë. Gjithmonë e gatshme të ndihmojë për të mirën e komunitetit, ajo është një profesioniste me përvojë të gjatë në arsim.
Me angazhimin e saj, ekipi ynë po bëhet edhe më i kompletuar.
Faleminderit, Prof. Fakete, që beson në vlerat e LDK-së!