Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka dhënë kontratën për asfaltimin, riparimin dhe rregullimin e rrugëve në qytet dhe fshatra. Megjithatë, komuna e ka tejkaluar vlerën e parashikuar të buxhetit prej më shumë se 88 mije e 800 euro, shkruan rajoni. org.
Siç bëhet e ditur në Njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues, tenderin për asfaltimin, riparimin dhe rregullimin e rrugëve në qytet dhe fshatra e ka fituar kompania “Bageri Shpk”.
Komuna e Mitrovicës në kontratën për asfaltimin, riparimin dhe rregullimin e rrugëve në qytet dhe fshatra e ka parashikuar vlerën prej 410,000€, megjithatë vlera e parashikuar e kontratës është tejkaluar prej mbi 88 mije e 800 euro mijë euro.

Kompania “Bageri Shpk” e ka fituar tenderin me çmim prej 498,882.20€.
Por kush është kompania Bageri SHPK
Sipas ARBK’së, kompania është thëmeluar vetëm 6 muaj me parë, me datën 15 janar 2025 dhe ka të regjistruar katër punëtor.
Kompania Bageri Shpk është pronë e Leutrim Shabanit, djalit të bizismenit kontravers Bujar Shabani.

Muaj me parë, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 15 mijë euro gjobë të akuzuarin Bujar Shabani, drejtor i kompanisë tjetër me emrin “Bageri”, i cili akuzohet se për “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktgjykimit ndaj Shabanit u shpall dënim gjobe në lartësi prej 10 mijë euro si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, transmeton rajoni.org.
Më 20 nëntor 2024, i akuzuari e ka pranuar fajësinë derisa më 3 maj 2023 ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.
Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së.