Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites, për shkak të paqëndrueshmërisë së theksuar atmosferike, do të ketë zhvillime konvektive të vranësirave.
Nën ndikimin e pluhurit saharian, reshjet mund të marrin formën e shiut me baltë, një fenomen i zakonshëm kur uji bie përmes shtresave ajrore të ngarkuara me pluhur.
Temperaturat do të mbeten ekstremisht të larta, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 39 deri në 43 apo edhe 44°C – me ç’rast pritet që të thyhet sërish rekordi historik i të nxehtit në vend