Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku një qytetari i është vjedhur arma personale me municion, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se gjatë kohës sa nuk gjendej në shtëpi, persona të panjohur i kanë vjedhur armën me 15 fishekë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 23 deri më 25 korrik 2025, rreth orës 23:40.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve.