Sunday, July 27, 2025

Gjeneral Bashkim Jashari takon pjesëtarët që kanë përfunduar Kursin Kualifikues për Forcat Speciale

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, fillimisht përgëzuan pjesëtarët e FSK-së për përfundimin me sukses të një prej kurseve më sfiduese që zhvillohen në kuadër të forcës.

Për më tepër, Ministri në detyrë Maqedonci vlerësoi përkushtimin e pjesëmarrësve dhe rëndësinë e kursit për ngritjen profesionale të pjesëtarëve tonë, ndërsa Gjeneral Jashari theksoi rolin e organizimit të këtij trajnimi në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Gjatë kursit, kursantët demonstruan disiplinë dhe profesionalizëm të lartë, duke kaluar me sukses fazat intensive dhe komplekse të trajnimit sfidues për operacionet e grupeve elitare.

Në fund të takimit, udhëheqësit uruan pjesëmarrësit për suksesin e arritur, duke e cilësuar si dëshmi të aftësive dhe përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së në një nivel të lartë. Gjithashtu ata potencuan edhe një herë rëndësinë e shpërndarjes së përvojës së fituar me njësitë e tyre dhe avancimin e aftësive në trajnime të këtij niveli, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale të forcës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer