Sunday, July 27, 2025

Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga rajoni i Drenicës, Abedin Kodra

Ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK’së, Abedin Kodra nga fshati Prekaz i Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Abedini ishte pjesëtar i lavdishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me guxim dhe sakrificë dha kontribut të çmuar në betejën për liri dhe dinjitet kombëtar. Pas luftës, ai vazhdoi misionin për atdheun si pjesë e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Skenderaj, gjithmonë në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja Kodra përmes rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 17:00, në Prekaz të Poshtëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer