Sunday, July 27, 2025

Nënkryetari Halilaj: Mos’kandidimi i Ramiz Lladrovcit, do të shënojë humbjen e parë për PDK’në në Drenas

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, ka paralajmëruar se dita e nesërme do të sjellë vendime kyçe për të ardhmen e shumë figurave politike brenda partisë, shkruan rajoni.org.

Në një postim në facebook, Halilaj ka theksuar se mbështetja për Ramiz Lladrovcin do të ishte dëshmi e fuqisë së lidershipit të kryetarit aktual të PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa mospërfshirja e tij si kandidat, sipas tij, do të përfaqësonte një humbje për kandidatin e emëruar nga qendra.

Postimi i plotë:

Nesër priten vendime kyçe për të ardhmen e shumë figurave politike brenda PDK-së. Një vendim në mbështetje të z. Lladrovci do të jetë dëshmi e fuqishme e lidershipit të z. Krasniqi. Në të kundërtën, mungesa e kandidimit të tij do të shënojë humbjen e parë për kandidatin e emëruar nga qendra, një humbje që mund të pasohet nga reforma të thella në çdo nivel, nga kryetari i partisë deri te strukturat në nëndegë.

Në një kohë krize institucionale në vend, rruga më e mençur është ruajtja e unitetit të brendshëm dhe konsolidimi i partisë përballë sfidave që vijnë. Stabiliteti partiak dhe përgatitja serioze për zgjedhjet parlamentare duhet të jenë prioriteti ynë i përbashkët.

PDK nesër ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme: ndërmjet vazhdimësisë së qëndrueshme dhe eksperimenteve politike të paparë më parë.

Por sido që të jetë, shumë prej nesh jemi të gatshëm për çdo skenar!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer