Një shpërthim i fuqishëm zjarri ka ndodhur sot në fshatin Turiqec të Skenderajt, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te banorët.
Si pasojë e incidentit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shumica prej tyre të prekur nga tymi dhe lëndime të lehta.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve emergjente dhe stafit mjekësor, situata është vënë nën kontroll në kohë rekord.
Sipas burimeve zyrtare: 3 persona janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF 12 të tjerë janë trajtuar me sukses në vendin e ngjarjes
Përkundër kushteve të rënda dhe flakëve të mëdha, reagimi i stafit mjekësor ka qenë profesional dhe i koordinuar, duke garantuar ndihmën e nevojshme për çdo qytetar të prekur.