Sunday, July 27, 2025

Fatmir Limaj konfirmon takimin me presidenten Osmani: Bash kurrgjë nuk ndodhi

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se ka pasur takim me presidenten Osmani pas seancës së sotme të Kuvendit.

Limaj ka thënë se “bash asgjë nuk ndodhi në takim”.

Ai përsëriti atë që e deklaroi edhe gjatë ditës, se beson që afati 30 ditësh nuk është konsumuar.

“Kemi pasë takim me presidenten. Thjesht kemi shkëmby mendimet pas seancës që e kishim në orën 14:00. Ne i kemi thënë edhe ato që ju kemi thënë juve që fatkeqësisht nuk ka marrëveshje tash e tre muaj.

Ia thashë edhe presidentes që 30 ditëshi nuk është i kosumuar, unë besoj kështu. Bash asgjë nuk ndodhi, thjeshtë bashkëbisedim. U interesua ku jemi dhe si është gjendja”, tha Limaj para mediave.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer