Një zjarrefiks i Njësisë së Zjarrfikësve në Skenderaj është lënduar gjatë aksionit për shuarjen e një zjarri në fshatin Klinë e Mesme ditën e djeshme, shkruan rajoni.org.
Mësohet se zjarrefiksi ka marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Pas ekzaminimeve fillestare, atij i është rekomanduar të kryejë rëntgen në spitalin e Mitrovicës.
Fatmirësisht, sot zjarrefiksi ndjehet më mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.