Gjendet trupi i 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit
Është gjetur trupi i 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe FSK përmes rrjetit social “facebook”.
“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK’së.