Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur me 24 korrik në mbrëmje rreth orës 19:32 në Skenderaj, ku janë përfshirë dy vetura me drejtues meshkuj, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës, shkruan rajoni.org
Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona, ndërsa një fëmijë ka vdekur.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj, kosovarë. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë – fëmijë, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.