Saturday, August 2, 2025

Nehat Mustafa dhe “Reformimi Demokratik për Ferizajn” i bashkohen NISMA Socialdemokrate

Iniciativa qytetare “Reformimi Demokratik për Ferizajn” (RDF), e udhëhequr nga Nehat Mustafa, i është bashkuar zyrtarisht NISMA Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili ka përshëndetur këtë bashkim si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të mëtejmë të angazhimit politik në Ferizaj dhe përtej.

“Nga sot, z. Nehat Mustafa, së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga RDF, do të vazhdojnë rrugëtimin politik në kuadër të NISMA Socialdemokrate”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka vlerësuar lart figurën e Mustafës, duke e cilësuar si një ish-luftëtar të lirisë dhe një aktivist të përkushtuar në çështjet shtetformuese e demokratike të vendit.

NISMA Socialdemokrate ka shprehur besimin se ky bashkim do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të Kosovës, duke i uruar mirëseardhje të përzemërt Nehat Mustafës dhe ekipit të tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer