Saturday, August 2, 2025

Doruntina Pllana Feka pjesë e listës fituese të LDK-së në Vushtrri

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri dhe kandidati për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se Doruntina Pllana Feka do të jetë pjesë e listës fituese të LDK-së për zgjedhjet lokale në këtë komunë, shkruan rajoni.org.

Pllana Feka, e cila aktualisht ushtron funksionin e zëdhënëses së degës së LDK-së në Vushtrri, vjen me një përvojë të konsoliduar në menaxhment dhe me arsimim të lartë – magjistër në ekonomi.

Sipas Tahirit, ajo përfaqëson zërin e rinisë së angazhuar, të grave aktive dhe të një gjenerate që beson në vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, trashëgiminë rugoviane dhe ndërtimin e institucioneve që shërbejnë me dinjitet.

Postimi:

Doruntina Pllana Feka do të jetë pjesë e listës fituese të LDK në Vushtrri ✌🏼

Doruntina është Zëdhënëse e degës së LDK-së në Vushtrri. Me arsimim magjistër i ekonomisë dhe përvojë në menaxhment, ajo ka ndërtuar një profil të fuqishëm si aktiviste politike dhe shoqërore.

Doruntina është zëri i rinisë së angazhuar, i grave aktive dhe i një gjenerate që beson në vlerat e LDK-së, në trashëgiminë rugoviane dhe në ndërtimin e institucioneve që shërbejnë me dinjitet.

Na priftë e mbara ✌🏼

XhaferTahiri ,Kryetar i LDK-së dega Vushtrri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer