Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka pritur në takim gjatë ditës së sotme disa aktivistë nga Mitrovica, shkruan Mitropol.
Ai gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi në profilin e tij publik, ku shihet duke bashkëbiseduar me aktivistët.
Tahiri gjithashtu ka theksuar se gjatë takimit ka dëgjuar ide dhe mësime të ndryshme nga aktivistët.
Postimi i plotë:
Sot ditën e kam nisur me aktivistët e zellshëm të Mitrovicës, Elizën, Gazmendin dhe Astritin.
I dëgjova idetë dhe mora shumë mësime të vyera nga ta, të cilat padyshim do t’i kemi parasysh.
Mitrovica është me fat që ka aktivistë kaq të zellshëm dhe të përkushtuar për qytetin dhe të mirën e përgjithshme.