Saturday, August 2, 2025

Nënkryetari i degës së PDK’së në Drenas kërkon rishqyrtim të vendimit ndaj Ramiz Lladrovcit: Unifikimi i vërtetë nis aty

Nënkryetari i degës së PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i partisë ndaj ish-kryetarit Ramiz Lladrovci. Sipas tij, ky hap do të ishte çelësi për një bashkim të sinqertë brenda strukturave të degës lokale të PDK-së, shkruan rajoni.org.

“Unifikimi i vërtetë i degës nis vetëm me rishqyrtimin e vendimit ndaj z. Lladrovci. Ky është reflektimi më real i dashurisë dhe përkushtimit të secilit prej nesh ndaj PDK-së,” ka shkruar Halilaj në Facebook.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur brenda degës së PDK-së në Drenas po diskutohen përçarjet dhe pozicionimi për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer