Monday, August 4, 2025

Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot banorët e fshatit Rashan, ku ka bërë të ditur se janë publikuar procedurat e prokurimit për asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda këtij fshati, shkruan rajoni.org.

“Sot isha pranë banorëve të fshatit Rashan, për t’ua përcjellë një lajm të mirë: janë publikuar procedurat e prokurimit për asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda fshatit!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Tahiri gjithashtu ka premtuar se Rashani do të jetë një nga prioritetet e tij në qeverisjen e ardhshme, duke shtuar se do të angazhohet me përkushtim për të zgjidhur edhe problemin shumëvjeçar me mungesën e ujit të pijshëm.

Postimi:

Sot isha pranë banorëve të fshatit Rashan, për t’ua përcjellë një lajm të mirë: janë publikuar procedurat e prokurimit për asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda fshatit!

Po ashtu, i sigurova banorët se Rashani do të jetë një nga prioritetet e mia në qeverisjen e ardhshme. Do të angazhohem me përkushtim që të zgjidhet edhe problemi shumëvjeçar me ujë të pijshëm.

I falënderova për pritjen shumë miqësore këtij fshati të mrekullueshëm me banorë punëtorë e të ndershëm!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer