Friday, August 8, 2025

Gruda: Kushtetuesja ka qartësuar katër çështje kryesore, ka vërtetuar atë që ka thënë PDK-ja

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se Kushtetuesja ka qartësuar katër çështje kryesore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjykata ka vërtetuar atë që ka thënë PDK-ja nga fillimi.

“Gjykata Kushtetuese ka qartësuar katër çështje kryesore, duke vërtetuar atë që kemi thënë që nga fillimi si PDK: 1. LVV dhe Avni Dehari nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në rastin KO124/25. Si rrjedhojë, të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme. 2. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur; votimi i fshehtë përbën shkelje të Kushtetutës. 3. I njëjti kandidat nuk mund të vihet në votim më shumë se tre herë. 4. Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga dita kur ky aktgjykim hyn në fuqi.”, ka shkruar Gruda.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer