Ashtu si në qeverisjen lokale të Komunës së Drenasit, ku përfaqësimi është i balancuar me 50% gra dhe 50% burra, edhe Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” për zgjedhjet e 12 tetorit ka zbatuar të njëjtin parim për përbërjen e kandidatëve për Asamble.
Ky përfaqësim, i përbërë nga më të mirët e komunës, shihet si garanci për vazhdimin e qeverisjes lokale më të mirë në nivel vendi. Sipas përfaqësuesve të listës, me këta kandidatë e kandidate do të shkruhet një faqe e re suksesi në zgjedhjet lokale, duke e mbajtur Drenasin shembull në zbatimin e politikave më të mira për pushtetin lokal dhe barazinë gjinore.
Përbërja e plotë e listës:
Agron Bylykbashi, Alban Leku, Alban Zogu, Altina Berisha, Anjeza Kurtaj, Arben Zeka, Arbnon Istogu, Ardian Nika, Arjanit Hoti, Burbuqe Hoxha, Burim Bujupi, Djellza Rama, Donika Prenku, Edon Nishori, Ekrem Elshani, Erblinë Morina, Fitore Morina Hoxha, Gani Krasniqi, Kaltrina Qerkinaj, Labinot Halilaj, Laureta Thaqi, Minavere Murseli, Mirlinda Dvorani, Naim Gjeli, Orgesa Gashi, Qëndresa Kluna, Qëndresë Xhema, Selman Qallapeku, Valdet Curri dhe Vjosa Hoxha.
Motoja e listës: Bashkë, vazhdojmë, +4! ✅