Wednesday, August 13, 2025

EKSKLUZIVE: Petrit Hajdari pritet të fus në listën për asamble në Drenas edhe ‘grupin’ e Sami Lushtakut!

Burime të sigurta të portalit rajoni.org brenda Partisë Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se në garën për Asamblenë Komunale të Drenasit, në listën e PDK-së pritet të përfshihet edhe i ashtuquajturi “grupi” i Sami Lushtakut.

Rajoni mëson së në krye të këtij grupi qëndron Bekim Nika dhe së në garë të paktën 5 kandidat pritet të jenë nga ky grup.

“Shikoje tubimin e fundit që me menxi i ka mbledh 70 persona në zyre. Bekim Nika është i njohur nga strukturat si kryetari i grupit të strukturave të Sami Lushtakut në Drenas”,, thotë ky burim për rajonin.

Rajoni pas publikimit zyrtarisht të listës do të sjellë të gjitha emrat e tyre.

Ndryshe nga qytetaret e Drenasit bashkimi i këtij grupi shihet si një sinjal i qartë për mobilizim të brendshëm të strukturave të PDK’së në Drenas nëprag të zgjedhjeve lokale, duke rikthyer në skenë bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryetarit të Skenderajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer