Wednesday, August 13, 2025

“Simboli i keqmenaxhimit të skajshëm”, Përkrahja e Nexhat Demakut për Petrit Hajdarin dhe pasojat e keqeverisjes së dikurshme

Rikthimi i Nexhat Demakut në politikën lokale të Drenasit po ngjall debate të shumta dhe dyshime të thella tek njerëzit që përjetuan pasojat e qeverisjes së tij, shkruan rajoni.org.

Drenasi, një qytet me potencial dhe traditë të pasur, ka pësuar dëme të mëdha gjatë periudhës kur Nexhat Demaku ishte në krye të komunës.

Qeverisja e tij u karakterizua nga keqmenaxhimi, mungesa e transparencës dhe një klimë që favorizonte korrupsionin në nivele të ndryshme. Nuk munguan as rastet e dënimeve për korrupsion, që e hodhën poshtë besimin e qytetarëve dhe dëmtuan rëndë imazhin e Drenasit.

Drenasit i duhet një qeverisje që e mban mëndësin e sojit të Nexhat Demakun larg, e përgjegjshme dhe transparente, larg ndikimeve që e kanë penguar zhvillimin dhe kanë dobësuar besimin e qytetarëve.

Përkrahja e Nexhat Demakut për Petrit Hajdarin duhet të analizohet me kujdes nga qytetarët e Drenasit dhe të shihet nëse është një bashkëpunim që do t’i shërbejë së ardhmes së qytetit apo do të rikthejë modele të vjetra dhe të dëmshme.

Në fund, qytetarët kanë fjalën dhe përgjegjësinë për të zgjedhur rrugën më të mirë për Drenasin, një rrugë që nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer