Një zyrtar policor jashtë orarit në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshjeje mes disa personave në fshatin Abri të Skenderajt, ku njëri nga të dyshuarit kishte ekspozuar një armë zjarri, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve përreth. Polici, duke vepruar me profesionalizëm, ka arritur që në vendngjarje të arrestoj personin e dyshuar, dhe t’i konfiskojë armë, transmeton rajoni.org .
Policia bënë të ditur së pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma e llojit pistoletë është konfiskuar si provë materiale.
Lidhur me ngjarjen, janë iniciuar raste për dy vepra penale, “Armëmbajtës pa leje” dhe Kanosje” ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.