Thursday, August 14, 2025

Ronaldo zyrtarizohet në Drenicë! Klubi kuqezi befason me super-transferimin

Klubi i Drenicës ka bërë një lëvizje në merkato duke prezantuar transferimin e futbollistit venezuelas Ronaldo Chacón.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate zyrtare.

Ronaldo Chacón, 27-vjeçar, vjen nga kampionati venezuelas dhe pritet të sjellë freski në sulmin e skuadrës kuqezi.

Përveç aftësive të tij në fushë, emri i tij nga “Shqiponjat e Zeza” ka ngjallur menjëherë krahasime e asociime me superyllin portugez Cristiano Ronaldo.

Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist krejt tjetër, fakti që Drenica tashmë ka “Ronaldon” e vet, ka bërë që tifozët të shpresojnë se ky transferim do të sjellë kupen e kampionit në “Bajram Aliu”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer