Një person është arrestuar pasditen e së mërkurës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij pas një mosmarrëveshjeje, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, e cila ka kërkuar dhe marrë trajtim mjekësor pas incidentit.
Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.