Policia e Kosovës përmes raportit 24’orësh, njofton së dje në Stacionin Policor të Skenderajt, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri në fshatin Klinë e Poshtmë të Skenderajt, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kontaktuar me të dyshuarin nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë me gas dhe 8 gëzhoja me të cilën dyshohet se kishte shtënë në aheng familjar, shkruan rajoni.org.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.