Sunday, August 17, 2025

Naser Bajraktari rikandidon për Asamblenë Komunale të Skenderajt me numrin 29 në listën e PDK-së

Naser Bajraktari, asambleist aktual në Skenderaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për mandatin e tretë.

Ai do të garojë me numrin 29 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale.

Në një postim, Bajraktari ka theksuar se pas katër vitesh shërbim me nder dhe përkushtim, synon të vazhdojë punën e nisur.

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë deri tani dhe u ka bërë thirrje që ta mbështesin edhe në këtë garë zgjedhore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer