Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit E. Hajdari, ka bërë homazhe për të kujtuar figurën e Fazli Greiçevcit. Ai, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, është përkulur para jetës dhe veprës së mësuesit, poetit dhe atdhetarit që sakrifikoi gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
“Fazli Greiçevci mbeti shembull i guximit dhe i përkushtimit, që edhe përballë burgut dhe persekutimit nuk u thye. Kujtimi i tij është dritë dhe amanet për ne që ta ruajmë të vërtetën dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë,” ka thënë Hajdari.