Monday, August 18, 2025

Papërgjegjshmëria e KRU “Mitrovicës” – Komuna e Skenderajt e pa interesuar për qytetarët

Temperaturat super tropikale që kanë mbretëruar në Kosovë këto ditë, me temperatura deri në 41 gradë, KRU “Mitrovica” e ka lënë banorët e qytetit të Skenderajt pa pikë uji.

Mirëpo, deri tani çudit indiferenca e Komunës së Skenderajt ndaj papërgjegjshmërisë së KRU “Mitrovica”. Asnjë postim, asnjë reagim lidhur me këto zhvillime.

Sipas banorëve të këtyre zonave, aty pika e ujit nuk ka rrjedhur për afër rreth një ditë dhe kjo ua ka vështirësuar tej mase jetën normale të tyre.

“Që disa ditë pikë ujë nuk kemi, jemi ankuar gjithkah, por askush nuk na ka dhënë zgjidhje. Katët e larta të objekteve ka me shume së një javë që nuk kanë ujë,” ka thënë një banor dhe ka shtuar se janë të detyruar të blejnë ujë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer