Thursday, August 21, 2025

“Shetiti edhe në shesh”, Ministri Faton Peci qëndron në Skenderaj, takohet edhe me kandidatin për asamble të Vetëvendosjes!

Kandidati me numër 30 për asamble komunale në Skenderaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka pritur sot në Skenderaj ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, shkruan rajoni.org.

Seferi në postimin e tij në rrjetin social “facebook” e ka cilësuar Ministrin Peci “njeri të punës dhe të tokës”, duke theksuar se së bashku po ndërtojnë ide dhe projekte që lidhen me të ardhmen e bujqësisë.

Postimi:

🌾🤝 Mikpritje në Skenderaj

Mirëseerdhe në Skenderaj miku im, Faton Peci – një njeri i punës dhe i tokës.
Bashkë po ndërtojmë ide dhe projekte për të ardhmen e bujqësisë sonë, sepse toka është pasuria jonë më e madhe dhe me të ardhmen e saj lidhet edhe e ardhmja e vendit tonë.

Mitrovica e ka Ibrin e ne Skenderaj nuk ka uje.
Ne te ardhmen e afert do te kete mjaft uje.

#Skenderaj #Bujqësia #EArdhmja

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer