Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për fajde në Prishtinë, njëri prej të cilëve është kapur në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja. Një të dyshuari tjetër i është lënë ftesa për paraqitje, meqë nuk është gjetur në shtëpi.
Të arrestuar janë B.F., (1977) A.F., (1986) B.B., (1985).
“Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu ne emër te kamatave të fajdesë përmes
formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë ne ndërtim ku viktima është pronar i tyre. I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të
dyshuarve.
Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim.