Bahri Zabeli, nga fshati Rezallë e Skenderajt do të garojë për Asamblenë Komunale, me numrin 4 në listën e VV.
Zabeli synon të fitojë besimin e qytetarëve për mandatin e parë.
Ai njihet si djal i zellshëm, gjithmonë i gatshëm për të qenë në shërbim të komunitetit.
Postimi i plotë i Zabelit në facebook:
Të nderuar qytetarë,
Vij nga Rezalla, një fshat me histori, me njerëz punëtorë e të ndershëm, por i lënë pas dore për vite me radhë nga qeverisjet e papërgjegjshme lokale. Si bir i këtij fshati, i kam ndjerë padrejtësitë në lëkurën time – mungesën e investimeve, injorimin e nevojave dhe përjashtimin nga vendimmarrja.
Si aktivist i Lëvizjes, kam qenë çdo ditë në shërbim të qytetarëve, pa u ndalur, pa u ankuar.
Sot, po kërkoj mbështetjen tuaj që këtë përkushtim ta bart në Asamble – për me e ngrit zërin për të gjithë ata që s’i ka dëgjuar askush deri tash.
Koha e heshtjes ka mbaruar.
Koha është për ndryshim – të ndershëm, të guximshëm dhe të pakorruptuar.
Me 12 Tetor, voto për ndryshim!
Hysni Mehani për kryetar të Skenderajt –✅🫶
Bahri Zabeli për Asamble – nr. 4 ✅🫶
Me respekt,
Bahri Zabeli✌️🫶🏻