Thursday, August 21, 2025

Isa Fejzullahu, kandidon me numër 1 në listën e LDK’së për Asamblenë Komunale të Skenderajt

Pa dyshim, njëri ndër pretendentët më kualitativ për një ulëse në Asamblenë Komunale është Isa Fejzullahu nga LDK-ja, i cili garon me numrin 1 të kësaj partie.

Fejzullahu pas vetes ka një bagazh të gjatë në veprimtarinë kombëtare, politike dhe mediale, ndërsa në Skenderaj shquhet për vendosmërinë në parime dhe integritetin e tij publik.

Si kryetar i Degës së LDK-së, ai ka dhënë kontribut të çmuar në jetën politike të Skenderajt. Gjithashtu, në mandatin e tij të mëparshëm si asambleist, Fejzullahu ka qenë një ndër asamblistet më të zëshëm në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, duke dëshmuar me punë dhe fjalë se politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve.

Isa Fejzullahu mbetet një zë i fortë, një vizion i qartë dhe një përfaqësues i denjë i qytetarëve të Skenderajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer