Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, shkruan rajoni.org.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në xhaminë “Muharrem Ahmeti” në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur të gjitha paratë nga kasaforta e bamirësisë.
Pas këtij rasti, Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj ka reaguar. Në reagimin e tyrë theksohet se ky akt është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj një objekti të shenjtë, i cili, përveç dëmit material, paraqet edhe një goditje shpirtërore për besimtarët dhe komunitetin lokal.
“Vandalizma të tilla, sidomos ndaj objekteve fetare, janë të papranueshme, bien ndesh me vlerat themelore të shoqërisë sonë dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë”, thuhet në reagim.
Bashkësia Islame e Skenderajt ka kërkuar nga institucionet kompetente që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe autorët të përballen me drejtësinë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: