Fatlum Gashi, 19-vjeçari që u aksidentua ditë më parë bashkë me prindërit e tij, ka ndërruar jetë sot pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ai ishte duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, por gjendja e tij ishte kritike.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Doktor, Damir Haxhitasimi.
Tragjedia është bërë edhe më e rëndë pasi në të njëjtin aksident, ditë më parë, humbën jetën edhe prindërit e tij.