Friday, August 22, 2025

Kontigjenti me mbi 70 automjete e 350 trupa nga Mbretëria e Bashkuar, dislokohen në Bondsteel për qëllime trajnimi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për arritjen e rreth 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel për qëllime stërvitore.

KFOR tha se kjo shënon edhe përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë shtesë në Kosovë.

“Arritja e rreth 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel sot shënoi përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë shtesë në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, për qëllime stërvitore. Kontingjenti britanik, i përbërë nga më shumë se 350 trupa të Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me personelin e KFOR-it”.

KFOR tha se ky aktivitet kryhet rregullisht dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë.

Gardat Skoceze do të kthehet më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo realizohet në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it nga OKB-ja – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer